E ndërsa Partia Demokratike thoshte që negociatat do ishin politike dhe Partia Socialiste se do të ishin ekspertët, duket se ndërkombëtarët gjetën një kompromis duke ofruar ndërmjetësimin e ekspertëve të huaj për aplikimin e amendamenteve të çështjeve teknike të Komisionit të Venecias në këtë reformë. Ndërsa çështjet politike, për të cilat Venecia është shprehur se duhet t'i zgjidhë ligjvënësi shqiptar, do të jenë çështje që do të trajtohen nga palët politike.
Ligj | Shtypi